16 Maj 2014 Presidenti Nishani dekreton kthimin e ligjit nr. 45/2014
D E K R E T
PËR
KTHIMIN E LIGJIT NR. 45/2014 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9049, DATË 10.4.2003, “PËR DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR””.
Në mbështetje të neneve 93 dhe 85, pika 1 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 45/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar””.
Nr. Dekretit 8566
Tiranë, më 16.05.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI