28 Maj 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin zotit Gëzim Veizi, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës
D E K R E T
PËR
EMËRIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, si dhe të neneve 17 dhe 18 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
Dekretoj
Neni 1
Zoti Gëzim Veizi, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8206
Tiranë, më 28.05.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI