3 Prill 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Myqerem Tafaj, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës
D E K R E T
PËR
EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Myqerem Tafaj, emërohet Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8087
Tiranë, më 3 Prill 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI