16 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Markelian Koça, anëtar të Gjykatës së Lartë
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Markelian Koça, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8897
Tiranë, më 16 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI