8 Shkurt 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Genti Gazheli, ambasador në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Genti Gazheli, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9416
Tiranë, më 08.02.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI