22 Mars 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar të Gjykatës Kushtetuese
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Gani Dizdari, emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8067
Tiranë, më 22 Mars 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI