1 Gusht 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Mariana Velçani, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 70, pika 5, të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe të nenit 113 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Mariana Velçani, emërohet gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative.
Nr. Dekretit 8281
Tiranë, më 01.08.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI