18 Gusht 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Elona Stavri (Toro), anëtare të Gjykatës së Lartë
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Elona Stavri (Toro), emërohet anëtare e Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8683
Tiranë, më 18 gusht 2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI