27 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Eglantina Gjermeni, ministër i Zhvillimit Urban
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Eglantina Gjermeni, emërohet ministër i Zhvillimit Urban.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8913
Tiranë, më 27 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI