14 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, pika 2, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Daniela Shirka, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9175
Tiranë, më 14.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI