29 Dhjetor 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Ardiana Hobdari, ambasadore në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezidente
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Ardiana Hobdari, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9925
Tiranë, më 29.12.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI