15 Janar 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Evjeni Sinojmeri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4 të Kushtetutës si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Evjeni Sinojmeri, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7927
Tiranë, më 15.01.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI