8 Shkurt 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Anila Bitri, ambasadore në Republikën e Italisë, rezidente, si dhe në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezidente
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Anila Bitri, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9415
Tiranë, më 08.02.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI