2 Nëntor 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e zj. Alma Bramo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Mat
D E K R E T
PËR
EMËRIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, të nenit 18, gërma “b”, dhe të nenit 21, pika 1, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Alma Bramo, emërohet Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Mat.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9300
Tiranë, më 02.11.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI