22 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton emërimin e Zëvendëskryeministres, znj. Ledina Mandija
D E K R E T
PËR
EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Neni 1
Zonja Ledina Mandija, emërohet Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10354
Tiranë, më 22 Maj 2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI