11 Korrik 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Qirjako Kureta, ambasador në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe në Republikën e Moldavisë, jorezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Qirjako Kureta, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8628
Tiranë, më 11.07.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI