10 Shkurt 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Petrit Bushati, ambasador në Republikën e Maqedonisë
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Petrit Bushati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8486
Tiranë, më 10.02.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI