5 Nëntor 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Melo, ambasador në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Z. Ilir Melo, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, emërohet edhe në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8776
Tiranë, më 05.11.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI