30 Korrik 2014 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
D E K R E T
PËR EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 136 pika 4, të Kushtetutës, si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Gurali Brahimllari emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8656
Tiranë, më 30.07.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI