2 Nëntor 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Gëzim Çopa, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Pukë
D E K R E T
PËR
EMËRIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, të nenit 18, gërma “b”, dhe të nenit 21, pika 1, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Gëzim Çopa, emërohet Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Pukë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9302
Tiranë, më 02.11.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI