17 Dhjetor 2013 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Artur Kuko, ambasador në Republikën Federale të Gjermanisë
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Artur Kuko, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8429
Tiranë, më 17.12.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI