25 Prill 2016 Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, pika 5, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Aleks Nikolli, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9532
Tiranë, më 25.04.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI