Presidenti Nishani dekreton emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm

D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 8737 , datë 12.02.2001 “Per organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Adriatik Llalla, emërohet Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 7840
Tiranë, më 03.12.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                              BUJAR NISHANI