13 Tetor 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, “Komandant i Forcës Detare”
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, datë 26.06.2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, emërohet “Komandant i Forcës Detare”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 9274
Tiranë, më 13.10.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI