19 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton emërimin e ambasadorit në detyrë z. Ridi Kurtezi, edhe në Principatën e Andorrës, jorezident
D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Z. Ridi Kurtezi, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident, emërohet edhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Andorrës, jorezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8902
Tiranë, më 19.01.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI