27 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton disa ndryshime në dekretin nr. 8304, datë 11.10.2013 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”
D E K R E T
PËR
DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR. 8304, DATË 11.10.2013 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE ”
Në mbështetje të neneve 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j
Në dekretin Nr.8304, datë 11.10.2013, “Për Emërimin e Këshillit të Ministrave”, bëhet këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1, pikat 9 dhe 10 ndryshohen si më poshtë vijon:
“9. Zonja Eglantina Gjermeni, ministër i Zhvillimit Urban
10. Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,
Tregtisë dhe Sipërmarrjes”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8911
Tiranë, më 27 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI