26 Tetor 2015 Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Major, Qemal Demçe Shkurtit
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak” në Përfaqësinë Ushtarake të Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Nato, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 9290
Tiranë, më 26.10.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI