15 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Nazmi Cahanit
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Kolonel Nazmi Cahani, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 9178
Tiranë, më 15.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI