15 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Dedë Prengës
DEKRET
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Kolonel Dedë Prenga, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 9179
Tiranë, më 15.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI