5 Janar 2016 Presidenti Nishani dekreton daljen në rezervë të Gjeneral Major Zyber Fasli Dushkut
D E K R E T
PËR
DALJE NË REZERVË
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe të gërmës “g”, të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku, të dalë në rezervë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 9379
Tiranë, më 05.01.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI