26 Tetor 2015 Presidenti Nishani dekreton daljen në rezervë të Gjeneral Brigade Syrja Selim Gjoka
D E K R E T
PËR
DALJE NË REZERVË
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr.64/2014, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 25 pika “c” të ligjit nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Syrja Selim Gjoka, të dalë në rezervë.
Nr. i dekretit 9291
Tiranë, më 26.10.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI