3 Dhjetor 2012 Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN
Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7841
Tiranë, më 03.12.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI