20 Shtator 2013 Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Bashkie, Bashkia Korçë, Qarku Korçë
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KORÇË, QARKU KORÇË
Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),
D e k r e t o j
Neni 1
Caktimin e datës 3 nëntor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Korçë, qarku Korçë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8332
Tiranë, më 20 shtator 2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI