10 Maj 2018 Presidenti Meta viziton qytetin e Gjirokastrës
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi qytetin e Gjirokastrës ku u mikprit përzemërsisht nga Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami dhe Prefektii Qarkut Astrit Aliaj, deputetë të zonës dhe qytetarë të shumtë.
Presidenti i Republikës dekoroi doktorin e shquar gjirokastrit Vasil Laboviti (pas vdekjes) me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” “Për kontributin intelektual e atdhetar, për profesionalizmin dhe humanizmin e pashembullt të treguar në ushtrimin e misionit të tij fisnik si mjek kirurg. Në vlerësim të veprës së tij patriotike, në kushtet e terrorit të egër të pushtuesve, për shpëtimin e qytetit të Gjirokastrës nga masakra naziste”.
Njëkohësisht dashurinë e dhembshurinë e përkushtimin e tij, ai e ka treguar në mënyrë të veçantë edhe gjatë periudhës së Luftës Antifashiste për të shpëtuar qytetin, e sidomos për të shpëtuar qytetarët dhe njerëzit nga masakrat dhe ndëshkimet e pushtuesit nazist.
Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë ndërmarrë nismën për këtë dekorim, të cilët kanë qenë të shumtë, e të cilët kanë menduar se në këtë mënyrë ne thjesht bëjmë diçka! Nuk mund të bëjmë gjithçka për të vlerësuar edhe për të vendosur atje ku duhet një figurë, e cila në fund fare është një figurë që është vendosur në kujtesën e në ndërgjegjen e çdo gjirokastriti dhe mendoj se kjo është arritja më e madhe për çdo figurë e për çdo personalitet.
Prandaj ju falënderoj të gjithëve që jeni bashkuar në këtë ceremoni nderimi për doktorin e shquar, për humanistin e jashtëzakonshëm të Gjirokastrës, të mbarë kësaj krahine, doktor Vasil Labovitin!”