Presidenti Meta viziton panairin e “Pranverës” të agrobiznesit dhe artizanatit në Cërrik

Presidenti Meta viziton panairin e “Pranverës” të agrobiznesit dhe artizanatit në Cërrik

Gjatë qëndrimit në Cërrik, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Altin Toska e autoritetet vendore si dhe nga deputetë të Elbasanit, vizitoi edhe panairin e “Pranverës” të agro-biznesit dhe artizanatit, që zhvillohet për të tretin vit radhazi.

Duke u takuar personalisht me prodhuesit, zejtarët artizanalë dhe fermerët e zonës së Cërrikut, Presidenti Meta theksoi nevojën e domosdoshme që prodhimet bio “Made in Albania” të promovohen e të dalin në pah sa më shumë.

]]>