6 Janar 2021 Presidenti Meta u uron nga Berati besimtarëve ortodoksë Ditën e “Ujit të Bekuar”
Berat
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vizitoi qytetin e Beratit me rastin e festës së shenjtë të Ditës së “Ujit të Bekuar”, ku u prit përzemërsisht nga drejtuesit fetarë të Mitropolisë së Beratit, si dhe dhjetëra qytetarë.
“Është kënaqësi e veçantë të zgjidhja sot qytetin e Beratit, këtë qendër mijëravjeçare të qytetërimit tonë, për të festuar dhe uruar, ditën e Ujit të Bekuar.
Hedhja e Kryqit në ujë, dhe pikërisht në lumin e Osumit, është në vetvete një bekim, që simbolizon edhe fuqinë e Zotit mbi njerëzit.
Le të na ndriçojë kjo Ditë e Shenjtë dhe të na forcojë besimin në Zot, për të përballuar së bashku këto sfida të vështira, me të cilat ndeshemi, si pandemia COVID-19 dhe për të fituar të gjitha sfidat e këtij viti.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ndodhen!”, – u shpreh President Meta.