24 Dhjetor 2020 Presidenti Meta: Të ndihmojmë fëmijët me aftësi të veçanta të integrohen plotësisht në shoqëri
Elbasan
Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë e integrimit të plotë të tyre në shoqërinë shqiptare.
“Ishte kënaqësi të vizitoja sot në Elbasan, këtë Qendër të mrekullueshme të integrimit të fëmijëve, të cilët kanë nevoja të veçanta dhe që të gjithë së bashku duhet t’i ndihmojmë për t’u integruar sa më mirë në familje, në shoqëri dhe në komunitet.
Ishte kënaqësi të shkëmbeja mendime edhe me prindërit e tyre, të cilët janë kontribuesit kryesor për këtë qendër, si dhe me drejtuesit e saj.
Ndamë së bashku shqetësimin dhe angazhimin për t’i kushtuar edhe më shumë vëmendje përmirësimit të legjislacionit në ndihmë të këtyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë për shërbime të veçanta, sigurisht, edhe për një mbështetje më të gjerë nga të gjithë institucionet shtetërore, publike, dhe sipërmarrja private, me qëllim nxitjen e një ndjenje më të fortë të solidaritetit dhe vullnetarizmit, në mënyrë që edhe këta fëmijë, të ndihen sa më të integruar në familjet dhe në shoqërinë tonë, si dhe të kenë mundësi të jenë sa më të pavarur në jetë.
Me këtë rast ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri edhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti Meta.