3 Tetor 2018 Presidenti Meta takon Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch
Uashington D.C, SHBA
Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir META u prit në një takim të posaçëm nga Presidenti i Senatit Amerikan, Senatori Orrin Hatch.
Presidenti Meta i shprehu Presidentit të Senatit mirënjohjen për ndihmën e deritanishme që SH.B.A.-ja dhe Senati në veçanti, i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e reformave të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në vend.
“Shqipëria dhe shqiptarët”, – nënvizoi Presidenti Meta, “nuk do të harrojnë kurrë ndihmën jetike që SH.B.A.-ja u ka dhënë atyre gjatë gjithë historisë”.
Shqipëria është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, si e vetmja rrugë për forcimin e sigurisë e stabilitetit, por edhe mirëqenies së popujve tanë, që kanë vuajtuar aq shumë nga konfliktet e të shkuarës.
SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit. Angazhimi i tyre edhe në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme.
Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s, e pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës.
Presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me Presidentin Meta, duke vlerësuar lart miqësinë e fortë mes dy vendeve tona dhe shprehu mbështetjen e Senatit për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve, jo vetëm në interesin e përbashkët, por edhe në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit tonë.