2 Shtator 2020 Presidenti Meta: Shqipëria mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Ukrainës, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.
Presidenti Meta falënderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.