10 Nëntor 2018 Presidenti Meta priti Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, z. İsmail Rüştü Cirit
Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Ilir Meta priti një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, të kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, z. İsmail Rüştü Cirit.
Presidenti Meta e falënderoi z. Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës të Lartë të Shqipërisë, z. Xhezair Zaganjori.