4 Prill 2018 Presidenti Meta pret një përfaqësi artistësh të Teatrit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot, me kërkesë të tyre, një përfaqësi artistësh, të kryesuar nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika.
Ata e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.
Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

