Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Behgjet Pacolli

Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Behgjet Pacolli

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, z. Behgjet Pacolli.

Presidenti Meta e falënderoi z. Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

Z. Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.