12 Shkurt 2020 Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të ngrohtë Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu.
“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, – u shpreh Presidenti Meta.