10 Janar 2020 Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, z. Murat Kurum
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, priti sot në një takim Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, z. Murat Kurum.
Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.