24 Nëntor 2020 Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Sh.T.Z. Ignazio Cassis
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Sh.T.Z. Ignazio Cassis, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë dhe energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional.
Kreu i Shtetit falënderoi Ministrin e Jashtëm zviceran për përkrahjen dhe mundësitë, që i kanë krijuar komunitetit shqiptar në Zvicër, i cili është shembull i integrimit dhe kontributit në forcimin e marrëdhënieve tona, duke u kthyer një urë të shëndoshë e të qëndrueshme për të tashmen dhe të ardhmen e tyre në të gjitha fushat.