Presidenti Meta pret në takim ish-Kryetarin e KLSH, z. Bujar Leskaj me rastin e dorëzimit të detyrës

Presidenti Meta pret në takim ish-Kryetarin e KLSH, z. Bujar Leskaj me rastin e dorëzimit të detyrës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti Meta e falënderoi zotin Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Z. Leskaj e falënderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.