Presidenti Meta pret në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl

Presidenti Meta pret në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati sot një takim të përzemërt me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl.

Presidenti Meta vlerësoi ndihmën e sinqert dhe të vazhdueshme të Norvegjisë në procesin e integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe qëndrimin e saj mbështetës e inkurajues ndaj politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkëpunimi shumë i suksesshëm në planin ekonomik mes dy vendeve dhe rritja e interesit norvegjez drejt turizmit shqiptar, në fushën e energjisë dhe të mirave detare, janë nxitje për të shtrirë, pasuruar dhe diversifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh edhe në fusha të tjera me interes reciprok”, – nënvizoi Presidenti Meta, gjatë takimit me Ambasadorin Jens Erik Grondahl.