6 Mars 2020 Presidenti Meta pret në një takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z. Wolfgang Sobotka
Kreu i Shtetit vlerësoi vizitën e tretë të z. Sobotka në Tiranë, si përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar.
Gjithashtu Kreu i Shtetit e falënderoi z. Sobotka për kontributin e Austrisë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.