Presidenti Meta pret në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë mike, z. Gordan Grlić Radman

Presidenti Meta pret në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë mike, z. Gordan Grlić Radman

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman.

Presidenti Meta e falënderoi për ndihmën kroate pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke e uruar Kroacinë në kryesimin e Këshillit të BE-së, Presidenti Meta theksoi se 9 kushtet e Bundestagut janë tregues i krizës ku ndodhet sot Shqipëria dhe udhërrëfyes për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Mesazhi i përforcuar i Bundestagut vetëm pak ditë më parë ishte: Një vend kandidat duhet medoemos të ketë një sistem funksional të kontrollit dhe balancës dhe zbatimi i prioriteteve duhet të bëhet në përputhje të plotë me çdo parashikim kushtetues.”, – u shpreh gjatë takimit Presidenti Meta.