20 Mars 2019 Presidenti Meta në Pogradec, në kuadër të kauzës për dhurimin e gjakut
Presidenti Meta në Pogradec, në kuadër të kauzës për dhurimin e gjakut: Kontributi i secilit prej jush nëpërmjet dhurimit vullnetar të gjakut, ka vlera të jashtëzakonshme.
Pogradec
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit në kuadër të nismës që ka ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.
“Nuk është hera e parë që Bashkia e Pogradecit dhe qytetarët pogradecarë ndërmarrin apo mbështesin këtë nismë dhe besoj se ne në mënyrë të qëndrueshme do ta arrijmë objektivin që dhurimin e gjakut ta kemi plotësisht të garantuar mbi baza vullnetare. Dhe natyrisht duke garantuar një gjak cilësor e të shëndetshëm ku kuptohet se Pogradeci, edhe për shkak të klimës është vështirë të konkurohet.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.
“I ftoj të gjithë të ndërtojmë solidaritetin për të mbështetur të gjithë ata që kanë nevojë për kontributin tonë si në kauzën e dhurimit të gjakut edhe në kauza të tjera sociale.” – ishte apeli i Presidentit të Republikës.